"Ia tregoj unë si do ia bëj", Berisha mesazh Ramës: Vjen në parlament si një mënxyrë kombëtare

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë. Për Euro News, Berisha tha se Edi Rama vjen në parlament si një mënxyrë kombëtare.
"Fjala ime do shkëlqejë gjithnjë edhe më shumë," tha Berisha.
Ish-kryeministri gjithashtu u shpreh se Rama në 8 vite qeverisje ka grabitur miliarda dhe vjen si një vasal i Vuçiçit.
“Dua ta siguroj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që atij do i duken lule ato që kanë qenë përpara sepse ai ka atribuuar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e tij për të eliminuar kundërshtarë me shpifje. Nuk e ka bërë askush këtë. Edi Rama vjen në parlament si një mynxyrë kombëtare, si një autor i fatkeqësive njëra pas tjetrës kombëtare. Rama vjen në parlament si njeriu që në tetë vite ka grabitur në klanin e tij miliarda dhe ka përfunduar 37 km rrugë të lëna në mes nga unë. Vjen si një vasal i pështirë i Vuçiçit, është një nga bashkëautorët.
Ia tregoj unë si do ia bëj. Ai është një çiban në trupin e këtij kombi. Zotin Basha nuk e lë në hije. Unë asnjeri nuk lë në hije. Ky është një argument jo i drejtë. Kjo nuk ka të bëjë fare me përpjekjen time për të errësuar, por me qëndrimin tim në mbrojtje të interesave jetike shoqërore. Po pres me padurim t'i përvishem siç e meriton. Fjala ime do shkëlqejë gjithnjë edhe më shumë,” u shpreh Berisha.

