I zhdukur prej një dite! 65-vjeçari gjendet i pajetë pranë kanalit kullues në Divjakë! Viktima mblidhte kanoçe në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 18:48

Një person është gjetur i pajetë në kanalin kullues në aksin rrugor ‘pushimi i shoferit’, Divjakë pranë fshatit Goriçaj. Policia konfirmon se viktima është Mina Gjini 65 vjeç banues në Këmishtaj dhe mblidhte kanoçe.
Familjarët e kanë denoncuar të humbur mbrëmjen e djeshme në polici ndërkohë që rreth orës 18:00 sot është gjetur nga kalimtarë të rastit. Policia po kryen procedurat për zbardhjen e ngjarjes
