I shpëtoi atentatit në Shkodër, zbardhet dëshmia e Erogen Vasos: Nuk kam konflikte!
Erogen Vaso Brajoviç, i cili mbijetoi atentatit që ndodhi dje në mes të Shkodrës, është marrë në pyetje nga policia kriminale. Ai ka rrëzuar alibinë e Ragip Gilës, duke deklaruar se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
“Nuk kam konflikte, jam biznesmen dhe kam kontribuar në komunitet”, raportohet që ka thënë Vaso.
Ngjarja ndodhi ndërsa Armando Pali dhe Erogen Vaso po pinin kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës. Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash drejt tyre.
Si pasojë mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, truproja i Vasos, i cili ndërroi jetë në spital. Të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri.

