I shpëtoi dje policisë pasi përplasi 3 makina në Ish-Bllok, shpallet në kërkim Joni Sadikaj, i kërkuar edhe për ngjarjen te "Astiri"



Joni Sadikaj

Drejtuesi i makinës "Audi Q8", e cila përplasi 3 mjete pasditen e së mërkurës në Tiranë në ndjekje nga polcia, dyshohet se ishte 26-vjeçari Joni Sadikaj.

Po ashtu si Skerdi Sina, ai ishte shpallur në kërkim në muajin janar për ngjarjen e mistershme në zonën e Astirit në Tiranë, ku me 5 djemë kyçën në një apartament të marrë me qira, një vajzë 21-vjeçare, pasi kishin pirë gjithë natën lëndë narkotike dhe alkool.

Joni Sadikaj dyshohet se në atë kohë nuk kishte shumë ditë që ishte njohur me vajzën në një prej lokaleve më të njohur të Astirit, ku ajo punonte. Sadikaj mundi t'u largohej policisë me vrap dhe deri më tani nuk është lokalizuar.

Por policia bëri me dije se ka bërë identifikimin dhe shpalljen e tij në kërkim. Kurse Skerdi Sina u ndalua prej ditës së djeshme, teksa dështoi të arratisej si i afërmi i tij.

Të dy të rinjtë identifikohen edhe si rreth miqësie apo kushërinj të Aleksandër Sadikajt, të riut që u vra në një atentat me bombë të telekomanduar në muajin qershor të vitit 2022 në afërsi të TEG-ut në Tiranë, teksa udhëtonte me mjetin e tij luksoz drejt Memaliajt, ku kishte ngritur edhe një biznes agro-fermë.

EMISIONET