I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Korçë 47-vjeçari i dënuar me 2 vite burg

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në

Një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Arben Gajtani, 47 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky i fundit ishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, për ndalimin e shtetasit Arben Gajtani, 47 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u ekstradua ditën e djeshme nga Maqedonia. Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 03.02.2022, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

 

EMISIONET