Betohet qeveria/ Rama shkon i vetëm drejt presidencës, por del së bashku me ministrat e rinj
Janë betuar ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3” së bashku me kryeministrin ditë e sotme.
Ceremonia e betimit te Presidenti Meta ka zgjatur vetëm pak minuta.
Ndryshe nga herët e tjera kryeministri Edi Rama ka shkuar i vetëm drejt presidencës për betimin e tij dhe të ministrave të qeverisë së re.
Herën e kaluar Rama e bëri rrugën së bashku me ministrat e kabinetit të ri, ndërsa sot ka zgjedhur të shkojë i vetëm.
Ai ka mbërritur me makinë dhe është pritur nga Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panaritit.
Ndërkohë, pasi ka marrë betimin e Metës, Rama së bashku me gjithë kabinetin e ri qeverisës ka kanë ecur në këmbë në bulevard.
Qeveria “Rama 3” u miratua me 77 vota pro në Kuvend mëngjesin e djeshëm, pas një seance maratonë diskutimesh, ku u prezantua programi i ri qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Pritet që ditën e sotme në orën 10:00, qeveri e re “Rama 3” të betohet para presidentit të Republikës, ilir Meta.
Betimi i ministrave do të zhvillohet në ambientet e Presidencës, ku do të jenë të pranishëm të gjithë ministrat e rinj të kabinetit të përbërë nga 12 gra dhe 4 burra.
Qeveria socialiste mori votëbesimin në seancën maratonë, e cila filloi në orën 10:00 të së enjtes dhe përfundoi mëngjesin e të premtes.
Kabineti i ri qeveritar pas debateve të shumta me palën opozitare, mori 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
-
Bëni gati çadrat, parashikimi i motit sot
18 Shtator, 08:15 -
Makina del nga rruga në Elbasan, shkak lagështia
18 Shtator, 07:55
Nga ana tjetër, edhe pse do të kërkojë miratimin e Metës, Rama dhe të tijët më herët morën një nismë ku Kuvendi shkarkoi presidentin me 104 vota, me argumentin që ai kishte bërë “shkelje të rënda të Kushtetutës”.
Pavarësisht kësaj Meta vijoi detyrën pasi nuk pati një vendim nga Gjykata Kushtetuese, që do të vuloste fatin përfundimtar të Ilir Metës.



