I sekuestrohen pasuritë nga Gjirokastra në Tiranë. Apartamente, makina luksoze dhe toka ishin në emër të të atit

I sekuestrohen pasuritë nga Gjirokastra në Tiranë. Apartamente,

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e një shtetasi të identifikuar si Robert Peçi për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Pasuria e vendosur në emër të të atit kap vlerën e 2 mln eurove dhe sekuestrimi është bërë në kuadër të operacionit të koduar "Summer 2022"

Ky shtetas është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.P dhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.


Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.

Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit,e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2,në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

3 automjetetë markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

EMISIONET