I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës për në spital 56 vjeçari në Mirditë

I ra aksidentalisht druri në kokë, ndërron jetë rrugës

Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.

EMISIONET