Përdhunimi në Vlorë, Koplikaj: Familjarët nuk janë njoftuar nga spitali apo policia, ekspertiza ligjore iu bë pas 2 ditësh

Përdhunimi në Vlorë, Koplikaj: Familjarët nuk janë

Në një intervistë për Ora News, gazetari Taulant Koplikaj u shpreh se ka qenë një dezinformim që vajza e përdhunuar në Vlorë ka shkuar më dëshirën e saj.

Ai tha se familjarët e saj janë telefonuar nga një i afërm që ishte në spital, sepse askush nga spitali dhe polica nuk i ka njoftuar familjarët.

Koplikaj: Ka qenë një dezinformim që vajza ka shkuar më dëshirën e saj. Vajza e ka thënë në intervistë 2 herë që çdo gjë që ka ndodhur ka qenë jashtë dëshirës së saj. Ajo është një vajzë që vjen nga një familje e varfër. Familjarët e saj janë telefonuar nga një i afërm që ishte në spital, sepse askush nga spitali dhe polica nuk i ka njoftuar familjarët.

Një tjetër detaj është se ekspertiza mjekoligjore është bërë 2 ditë më pas. sot pasdite në Tiranë ajo ka bërë një tjetër ekspertizë mjekoligjore. Ajo histori më pas e tregoi se me çfarë njerëzish kemi të bëjmë. Gazetarët janë kërcënuar me jetë.

EMISIONET