Atentati në Fier: Biznesmeni Demir Backa u godit me tre plumba në kokë, rreth 15 në kraharor

Atentati në Fier: Biznesmeni Demir Backa u godit me tre plumba në

Ekzekutimi i biznesmenit Demir Backa ka ngritur në këmbë policinë.

Atentati i ndodhur mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në rrethrrotullimin afër QTU-së në Fier është ende pa autor ndërsa mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 15 persona.

Ata janë marrë në pyetje si persona që kanë dijeni ose mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij atentati.

Drejt Demir Backës është qëlluar me breshëri automatiku. Tre plumba e kanë kapur 57 vjeçarin në zonën e qafës dhe të kokës. Ndërkohë që rreth 15 plumba në kraharor.

Paraditen e djeshme, zv/drejtori i policisë së Qarkut Fier, së bashku me një trupë policore “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në zonën që në Fier njihet si “15 katëshi”, ku banon një prej emrave të botës së krimit në këtë qytet me inicialet A.I.

Pamjet filmike të siguruara nga “Ora News”, tregojnë policinë lokale të pozicionuar në rrugën, ku banon pikërisht ky personazh, i cili mësohet se është shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, njeriu personi me inicialet A.I dyshohet se qëndron prapa këtij atentati, të kryer me pagesë nga një grup qitësish që besohet shumë se kanë ardhur nga qyteti i Vlorës.

Dyshimet e shumta janë ngritur pasi rreth 1 vit e gjysëm më parë, viktima Demir Backa, ka rrahur në lokalin e tij “Piazza” në Fier, shtetasin me iniciale A.I së bashku me djalin e tij, raporton Ora Neës.

Kjo zënkë që ka lindur fillimisht mes fëmijëve, është agravuar deri në atë masë, sa që tashmë dyshohet shumë se është bërë shkak i vrasjes së biznesmenit Demir Backa.

EMISIONET