Atentati në derë të shkollës, Hajdarmataj: E tmerrshme, ngjarja ndodhi para fëmijëve. Pse s’u parandalua nga policia?

54 vjeçari Agron Puka mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri mëngjesin e së mërkurës në Rrilë të Lezhës.  Autorët që sipas të dhënave ishin të paktën 4 i bënë atentat sapo Ai la fëmijët në shkollën e fshatit.

Breshëria e plumbave rrezikoi nxënësit dhe mësuesit në shkollën vetëm disa metra nga vendngjarja. Atentati po hetohet në disa pista!

Lidhur me këtë ngjarje, ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se është e tmerrshme që ngjarja ndodh para fëmijëve.

“Është një ngjarje e rëndë për vetë faktin se janë përdorur armë zjarri dhe ambienti ku është zhvilluar është një ambient shumë sensitiv, pra një ambient shkollor dhe përveç asaj që ishte parashikuar mund të kishte plagosje edhe të fëmijëve apo mësuesve.

Po ashtu është shumë e rëndë që atentate të tilla ndodhin përpara fëmijëve, ku fatmirësisht nuk kemi viktima. Nëse do ishte një konflikt i mundshëm i mëparshëm, pa dyshim që përgjegjës bëj drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Por në momentin kur bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm, ku është policia që të bëjë të mundur parandalimin e këtij konflikti, që mendohet dhe është përfolur nga mediat se është një konflikti mes 3-4 personave.

Së dyti, si ka mundësi që në këto ambiente pranë shkollave gjenden dhe përdoren kaq lehtë armët?!

Ku është siguria? Dakort konflikti mund të ndodhë, por ama gjendja dhe mbajtja e armëve pranë ambienteve të shkollave është më e rëndë se sa vetë atentati”, u shpreh ndër të tjera Hajdarmataj.

EMISIONET