Atentati ndaj Martin Çeços në Korçë, Gjykata dënon 20 vite burg Tina Pajollarin, 25 vite për Valter Mollaj

Gjykata e Korçës,ka dënuar 4 personat e arrestuar për vrasjen dhe zhdukjen në rezervuar të trupit të pajetë të shtetasit, Martin Çeço.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022, ndërsa tashmë 4 të pandehurit janë deklaruar fajtorë, ku Valter Mollaj u dënuar me 25 vite burgim, Edlir Mollaj me 23 vite burgim, Martina Pajollari me 20 vite burgim dhe Blendi Angjo me 15 vite burgim.

Sipas akuzës, i riu u nxor nga banesa nga vajza me të cilën kërkonte të kishte lidhje, e pandehura Tina Pajollari.

Ndërsa i dashuri i saj dhe dy të tjerë e vranë e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë e hodhën në rezervuarin e fshatit.

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pasi i riu kërkonte të kishte një lidhje me vajzën 19-vjeçare Tina Pajollari banore e fshatit Marjan.

Por për të interesohej Valter Mollaj, i cili duke deklaruar se e kishte të dashur i kërkonte viktimës t’i qëndronte larg.

Akuzës i janë dashur 14 muaj kohë për të përfunduar dosjen, duke kërkuar dënimin e 4 personave, Pajollarin, Valter Mollajn, djalin e xhaxhait të këtij të fundit Edlirin dhe çobanin e lopëve të Valterit, Bleti Angjo, të cilët janë aktualisht në masën e arrestit dhe ndaj tyre rëndon dënimi për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Autorët e sipërpërmendur ditën e ngjarjes kanë shkuar me makinë fuoristradë në fshatin Kolanec, prej ku kanë marrë Martinin.

Nga banesa e ka nxjerrë vetë vajza për tu kapur më pas nga tre burrat.

Sipas dosjes hetimore Litarin ia kanë vënë duke i dalë nga pas e më pas e kanë hedhur në ujë për të fshehur gjurmët e për të bërë skenarin më të besueshëm për një vetëvrasje.

Kjo pasi dy shapkat që mbante veshur ja shpërndanë rreth bregut ku një prej tyre u gjet nga familjarët.

Për këtë shkak u dyshua fillimisht vetëvrasja. Por shenjat rreth qafës së të riut të konstatuara nga mjekësia ligjore ngritën dyshime për vrasje, duke sjellë dhe zbulimin e 4 personave si autorë në krim.

MASAT E DËNIMIT

Valter Mollaj          25 vite burgim

Edlir Mollaj            23 vite burgim

Martina Pajollari    20 vite burgim

Blendi Angjo          15 vite burgim

EMISIONET