I morën një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë/ Lihet në burg polici Shuip Cami, oficeri i prokurorisë në detyrim paraqitje

Gjykata e posacme ka lënë në burg Shuip Camin, oficerin e policisë gjyqësorë në policinë e Dibrës dhe detyrim paraqitje për Aldo Pucën pasi dyshohen se i ka marrë një shtetasit A.Sh një shumë prej 3 mijë euro për ta fovorizuar në një procedure gjyqësore.
Prokurorja Dorina Bejko gjatë hetimeve ka konstatur se personi tjetër Aldo Puca në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, i ngarkuar me hetimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasit A.Sh., me veprimet dhe mosveprimet e tij nuk ka pëmbushur në mënyrë të rregullt detyrën ligjore.
Sipas prokurorisë, Puca duke qenë në dijeni të komunikimeve me përmbajtje korruptive, ai nuk ka kryer në kohën e duhur ndonjë veprim për referimin e tyre në prokurorinë përkatëse, por ka vepruar pothuaj dy vite më vonë.
Ndaj Shuip Cami, SPAK i ka ngritur akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë ku denimi shkon deri në 10 vite.
E ndërsa për oficerin e prokurorisë Aldo Pucën hetusit thonë se ai po hetohet vëtëm për shpërdorim detyre me një mazh dënimi deri në 7 vite burg

