Eksplozivi me fitil, autori ishte i maskuar, policia e Vlorës nis shoqërimet pas shpërthimit
Detaje të reja për ngjarjen në Vlorë ku mëngjesin e sotëm një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë iu vendos eksploziv.
Thuhet se lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë.
Sipas burimeve nga policia, eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.
Pasi ka ndezur fitilin autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë.
Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme.
Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes./Syri.net

