"Krimi kudo, policët numërojnë gëzhojat", Basha: Qytetarët në panik pas ngjarjeve kriminale në vend
Krimi në vend duket se po bëhet dita ditës e më problematik dhe i rrezikshëm jo vetëm për bandat por dhe për qytetarë të pafajshëm që po vriten gabimisht.
Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtori i policisë Faik Basha në një intervistë për Ora News deklaroi se ngjarjet e fundit dhe sulmi me armë në televizionin TCH më 27 mars ka krijuar një frikë dhe pasiguri tëk qytetarët.
Faik Basha: Kemi grupe të strukturuara që nuk janë më grupe ordinere, por kanë filluar të jenë grupe shumë të fuqishme. Janë fuqizuar nga ana ekonomike, e mbështetjes politike duke u futur deri në struktuarat e policisë.
Ne e dimë se si punonjës të lartë të policisë janë kthyer në shërbim të këtyre grupeve. Punonjës policie që arrestohen me mkiliona euro, janë në shërbim të këtyre grupeve si truproje.
Kemi dhjetëra ngjarje sot të pazbardhura nga policia. Kjo ka krijuar një frikë, njëfarë paniku tek qytetarët. Edhe pas ngjarjes në TCH kam takuar njerëz, dhe sigurisht ka një lloj rritje të frikës dhe panikut
