Sulmi kibernetik, Vasili: Shteti ka rënë, Rama e krimi duan të fusin duart te të dhënat e shqiptarëve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se shteti ka rënë totalisht në vend, pasi janë shpartalluar qëllimisht shërbimet online.
Sipas Vasilit, Rama do të fusë duart në shërbimet publike online, pas publikimit të skandaleve të mëdha korruptive.
Ai shton se nuk ekziston asnjë element sigurie kombëtare në raport me terrorizmin dhe krimin e organizuar që kanë të dhënat tona në duar.
Vasili: Qeveria te ikë, Shteti ka rene totalisht, shpartallohet qellimisht sherbimin on-line! Qellimet shume te mbrapshta te qeverise fusin duart te sherbimi publik on line. Vetem pak kohe me pare Edi Rama çirrej e bertiste per funksionimin perfekt te ketij sherbimi. Pas publikimit te skandaleve shume te renda korruptive, ‘papritmas' sherbimi on line bllokohet nje te djele vere. Asnje shqetesim nuk pati dhe asnje mase nuk u mor nga Rama dhe Qeveria kur miliona te dhena dolen rrugeve qe nga kartat e identitetit, rrogat e qytetareve, targat e makinave, numrat e telefonit. Shteti ka rene totalisht ndaj kryeministri dhe qeveria duhet te dorehiqen urgjentisht ne bllok.
Asnje element i sigurise kombetare nuk ekziston më dhe terrorizmi, krimi i organizuar dhe trafikantet i kane te gjithe keto te dhenat ne duart e tyre. Te gjitha dokumentet e hedhura ne sistem jane duar te te korruptuarve, qe mund te zhdukin çdo lloj dokumenti qe duan. Te gjitha sherbimet per qindra mijra e miliona qytetare brenda dhe jashte vendit jane bllokuar. Shteti ka rene perfundimisht qeveria nuk mund te rrije asnje sekonde me tej.

