Prova të reja për 21 janarin? Eksperti: Jemi para fushatës zgjedhore, ngjarja e përdorur politikisht
Fatjon Softa ekspert i sigurisë në një intervistë për Ora News me gazetarin Arnold Kariqi foli rreth dëshmisë së dorëzuar nga gazetari Artan Hozha në prokurori.
Sipas ekspertit softa e rëndësishme është "të dihet kush janë persoant që e kanë servirur këtë rregjistrim" dhe duhet "një ekspertizë për të vërtetuar origjinalitetin e saj".
Fatjon Softa: Duhet të dihet kush janë persoant që e kanë servirur këtë rregjistrim. Duhet të dimë nëse është një pajisje e marrë nga shërbimet epolicisë? Të gjitha bisedat në raste të tilla ruhen. Këto janë gjëra që i takojnë organit të hetimit për ta zbardhur. Duhet një ekspertizë për të vërtetuar origjinalitetin e saj. Duhet parë nëse zëri është i vërtetë apo jo. Ëshët organi i hetimiot që duhet ta zbardhë këtë.
Ai thotë se nëse dëshmia e dërguar përbën një provë të re atëherë do të rihapet çëshjta. Sa i përket shqyrtimit nuk dihet nëse do të bëhet nga Prokuroria e Tiranës apo nga SPAK.
Fatjon Softa: Nëse ka prova të reja çështja rihapet. Vetëm nëse merret si provë rihapet pastaj nëse do të merret SPAK apo Prokuroria e Tiranës mbetet për tu parë. Kjo është një ngjarje e rëndë me ndjeshmëri por nuk mund të jetë olitika që e përdor, pasi e përdor sa herë që vjen 21-janari. Por nuk mund të jetë iniciatore politika por familjarët që duhet ta iniciojnë këtë lloj ankimimi. Janë organet që duhet ta shohin me profesionalizëm. Kjo duhet të verifikohet.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.