"I ke të gjitha filma", Rama: E kam bërë një me Mamaqin, nuk bëhet fjalë për ta vjelë e për ta mjelë

Kryeministri Rama, në një komunikim online me qytetarët duke iu përgjigjur një komenti se të gjtiha ato që bënte i kishte filma, deklaroi se ai nuk bënte heroizma. Nuk bëhet fjalë për ta mjelë e për ta vjelë, tha ai, por për ta menaxhuar.

Rama: Unë nuk kam bërë heroizëm. Por është e sigurtë që unë cdo minutë jetoj me këtë detyrë. Inflacionin e luftës nuk e kam sjellë unë, e po përpiqem ta lehtësoj.

Nuk bëhet fjalë për ta vjelë apo mjelë por për të menaxhuar një situatë që po çmend botën. Natyrisht se në tetor konsumohet më pak.

Ka sot plot që konsumojnë mbi 800, nuk janë 60 mijë që është piku, por 30 mijë janë. Nuk bëj filma.

Nuk funksionon ulja e çmimit që të kursejmë energjinë. Qoftë dhe ideja qe po rritet çmimi ka bërë që njerëzit të kursejnë.

Kosova prej kohësh e ka fashën deri në 800 dhe ka kufizime. Nuk duam të ketë prerje dritash apo rritje çmimi për ata që konsumojnë nen 800 kw.

Filma unë nuk bëj. Kam luajtur në një film të Ermal Mamaqit.

EMISIONET