I japin dritë shkollës në Lazarat, misionarë nga bota, në Shqipëri për punë vullnetare

Po lyejnë dhe pikturojnë muret e shkollës "Baba Rexhepi" në Lazarat. Të tjerë po pastrojnë oborrin.

Janë misionarë të bërë bashkë pothuajse nga e gjithë bota që kanë ardhur në vendin tonë për punë vullnetare.

Shkolla në Lazarat ishte një destinacion i tyre ndërsa kryesisht janë të rinj e të reja që po përpiqen të ndihmojnë sadopak në rregullimin e ambjenteve të shkollave.

Emily ka ardhur nga SHBA me familjen. Ndërsa thotë se nuk ka dëgjuar kurrë më parë për Lazaratin, ndjehet shumë e lumtur për këtë mision.

"Nuk kisha dëgjuar kurrë për Lazaratin por mendoj se është një vend i mrekullueshëm."

Një tjetër misionare ka ardhur sëbashku me bashkëshortin e saj dhe po kryejnë punë vullnetare.

"Jam me bashkëshortin tim. Vij nga SHBA. është hera ime e parë në Lazarat por hera e parë dhe në Shqipëri. Do qëndrojmë në Shqipëri për 18 muaj, e dua vërtet, është vend i bukur. Nuk di shumë për Lazaratin por kam informacione për Gjirokastrën".

Shumica prej 50 misinarësh kanë muaj që qëndrojnë në Shqipëri dhe do të vazhdojnë të prekin fshatrat e vendit tonë.

EMISIONET