I intubuar prej 1-muaji në Tiranë/ Covid i merr jetën drejtorit të gjimnazit "Babë Dudë Karbunara" në Berat

Llazar Palla, drejtori i gjimnazit "Babë Dudë Karbunara" në Berat ka humbur betejën nga Covid-19.
Ai kishte 1-muaj i intubuar në një spital privat në Tiranë dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit.
Mësohet se 62-vjeçari Llazar Palla ishte infektuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19 rreth 2-muaj më parë, por për shkak të gjendjes së rënduar ai u dërgua drejt Tiranës, ku ndenji i intubuar për rreth 1-muaj. Të shumta kanë qënë sot mesazhet e ngushëllimit të kolegëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor, miqve dhe nxënësve të tij në rrjetet sociale.
Llazar Palla do të përcillet me dhimbje e lot nga familjarët e miqtë për në banesën e tij të fundit mesditën e sotme, 4 dhjetor.

