I iku vëllai për pulat, Shyqo Brisku apel drejtësisë: Nuk vrau një zog me llastiqe, por një rob! Akuza dhe policisë

Shyqo Brisku, vëllai i 52-vjeçarit, Lefter Brisku, i njohur ndryshe edhe me emrin Krenar Brisku, i cili u masakrua nga një 22-vjeçar që e kapi brenda banesës së tij duke vjedhur pula dhe ndërroi sot jetë në spitalin e Traumës akuzon policinë se nukn i ka njoftuar për ngjarjen porse e kanë marrë vesh vetëm përmes televizorit.

"Në orën 9 ka ikur nga shtëpia, ka qenë i dehur. Kur e morëm vesh të nesërmen, edhe policia ka një gabim se nuk na e tregoi gjendjen. Nga këtu e çuan në Berat, nga Berati te Trauma. Ne e morëm vesh të nesërmen përmes televizorit.Policinë e bëj me faj se duhet të na njoftonte.Sot e morëm vesh që na vdiq vëllai, na iku një dritë syri. Ai kishte një çun dhe gruan. Mirë ishte, punonte në një firmë".

Ai kërkon drejtësi për humbjen e jetës së të vëllait.

"Nuk vrau një zog me llastiqe por vrau një rob. Një prind të një fëmije, na preku dhe ne si vëllezër. Nuk ka reaguar fare sa ka qëndruar në Spital".

Edhe komshinjtë thonë se nuk e njihnin për person problematik.

"Djalë i shëlqyer, e kam pasur komshi dhe nuk kam pasur debate. Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit. Të tërë pinë raki por nuk ishte në atë gjendje…"

EMISIONET