Dhunimi i Petraq Milos, reagon Abazoviç: Jo çdo gjë është siç duket në video, po përdoret për zgjedhjet presidenciale
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç reaguar sot në lidhje me dhunimin e Petraq Milos një muaj më parë nga autoritetet malazeze në Murriqan.
Ai tha se jo cdo gjë është saktësisht sic duket në video ndërsa masat janë marrë tashmë nga autoritetet malazeze.
"I kam parë pamjet më 15 janar, ne kemi ndërmarrë veprime atëherë. Policët që kanë probleme të caktuara nuk mund të jenë pjesë e shërbimit dhe kjo do të zgjidhet", tha Abazoviç.
Ai tha se ka qenë një situatë që nuk respektohen rregullat elementare të komunikacionit në atë moment.
"Apeli im është për të gjithë, veçanërisht policët, që të gjithë të jemi tolerantë. Por njerëzit që e tejkalojnë autoritetin e tyre duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate," vuri në dukje Abazoviç.
Ai shtoi se pret që kjo të ndodhë, sipas veprës që bën dikush.
Abazoviç tha se "jo gjithçka është saktësisht siç është në video".
“Në video keni një ndërhyrje kur automjetit i janë afruar disa policë. Para kësaj ka pasur disa veprime që duhet të konstatohen dhe disa shkelje, prandaj ka ndodhur ky problem”, tha ai.
Abazovic theksoi se tortura policore ndaj askujt nuk mund të tolerohet.
Duke folur për rastin me policinë kufitare, ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq, tha se ishte një ngjarje e 15 janarit dhe se është aktualizuar për shkak të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.