I griset flamuri serb, i riu rrëzohet nga shtylla në bulevard, Rama: Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët
Një incident është regjistruar gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para kryeministrisë.
Një i ri është ngjitur në një prej shtyllave të ndriçimit në bulevard dhe në tentativë për të hequr flamurin serb nga aty është rrëzuar në tokë së bashku me një copë flamuri në dorë.
Videon me këtë moment e ka ndarë kryeministri Edi Rama në “Tik Tok” teksa lutet.
"Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët".
Kujtojmë se në protestën kundër Open Balkan u regjistruan disa episode me djegie dhe tentativa djegie të flamujve të Serbisë që mbushën bulevardin në kuadër të vizitës së Vuçiç në Tiranë.
@ediramatiktok Unë tradhëtar dhe ky patriot i bie apo jo???? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët????
♬ original sound - EdiRamaTikTok


