“I forti” i Beratit hyri në burg normal, por del skizofren. Sandër Kuqo lirohet nga burgu pas miratimit të Amnistisë

“I forti” i Beratit hyri në burg normal, por del skizofren.

Aleksandër Kuqo, një nga personat e konsideruar si “i forti” i Beratit është liruar nga burgu, pasi rezulton se ka vuajtur ¾ e pjesë së dënimit të tij nga drejtësia Shqiptare.

Lirimi i tij është kryer pas miratimit të amnistisë,  cila favorizoi Kuqon, duke i falur disa muaj nga burgimi i mbetur. Prej disa vite Aleksandër Kuqo, vuan nga sëmundje mendore skizofreni tipi paranoid.

Prekja nga kjo sëmundje është bërë gjatë kohës kur ai ka qenë në burg, ku edhe pse është shtruar në spitalin e burgut dhe në burgun psikiatrik të Zaharisë në Krujës, sërish shëndeti mendor i tij, ka pasur probleme të theksuara.

Aleksandër Kuqo fillimisht është dënuar në vitin 25 tetor 1999 Gjykata Penale Milano, Itali me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Trafikimit të femrave për prostitucion”.

Ky vendim është njohur nga Gjykata e Beratit në 9 dhjetor 2002 me të cilin është konvertuar dënimi i dhënë nga gjykata Italiane me një vendim përfundimtar prej 21 vitesh burgim.

Tashmë ky vendim është përfunduar nga Aleksandër Kuqo, i cili dukshëm ka dalë me pasoja të rënda mendore nga ambientet e burgjeve.

EMISIONET