I dërguari i Parlamentit Gjerman në Ballkan: Maqedonia dhe Shqipëria ecin së bashku në procesin e anëtarësimit në BE

Deputeti gjerman Adis Ahmetoviç reporteri për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman, po jep një konferencë për mediat.
I pyetur nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të ndahen në rrugëtimin për anëtarësimin në BE Ahmetoviç u shpreh se se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë në këtë proces.
Adis Ahmetoviç: Në fakt duam ta shohim Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë në këtë proces, të dyja e meritojnë një gjë të tillë. Maqedoninë e Veriut ka bërëkaq shumq gjërta për ta hedhur këtë hap të mëtejshëm. Ata ndryshuan emrin pa konflikte.ne e njohim mendësinë në BP në raport me çështjen e identitetit, gjuhen etj.Franca ka arritur të bëjë përpjekje për një kompromis për zgjidhje. Le të promovojmë këtë zgjidhje. Kemi një javë për të bindur Maqedoninë e Veriut ta pranojë këtë zgjedhje. Është një çështje personale për këta njerëz në Maqedoninë e Veriut por mendoj se në këtë situatë mjaftë të vështirë për të gjithë botën gjëja më e mirë për Maqedoninë e Veriout dhe Shqipërinë është të ecin bashkë. Mbështesim idenë e përshkimit të kësaj rruge së bashku Ndaj të mos flasim për ndarjen e tyre sepse na duhet të luftojmë për çdo zgjidhje të mundshme. Por këtë moment, Maqedonia dhe Shqipëria ecin së bashku.

