I dënuar me burg për drogë, vihet në pranga 35-vjeçari në Shkodër
Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi gjykata e Shkodrës i kishte caktuar masën arrest në burg për veprën penale prodhim dhe shitje e narkotikëve
Njoftimi i policisë:
Shkodër
Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.