I dënuar me 20 vjet burg për grabitjen në Rinas, Klement Çela hyn në '41 biss'
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2024, 18:24

I dënuari Klement Çela ka hyrë në regjimin e 41 biss.
Klement Çala është dënuar me 20 vjet heqje lirie për akuzën e pjesëmarrjes në grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në prill 2019 në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal ku bënte pjesë edhe Admir Murata.
Klement Çala u arrestua më 19 mars, vetëm 1 vit pas ngjarjes.
Për kapjen e Klement Çalës policia vuri 10 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion për të.
Atyre iu sekuestrua edhe pasuria, apartamente e trualle.

