Abuzimi brenda mureve të shtëpisë, psikologia: Autori e shikon familjen si pronë të tij dhe kur e humbet...

Dy ngjarje të rënda të dhunës në familje kanë tronditur opinionin publik, duke nxjerrë në pah një realitet të hidhur dhe duke ndezur një debat të ashpër mes ekspertëve mbi shkaqet, përgjegjësitë dhe zgjidhjet e nevojshme.

Plagosja me thikë e një vajze të re nga i ati dhe abuzimi i dyshuar për vite me radhë i një fëmije 12-vjeçar nga partneri i nënës së tij, janë krimet që kanë vënë në lëvizje diskutimin për dështimin e institucioneve, shoqërisë dhe vetë bërthamës së familjes.

Në një diskutim në studion e emisionit “Epiqendër” në “Ora News” të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ekspertët Bona Meakley dhe Roland Islami kanë paraqitur këndvështrime të ndryshme mbi fenomenin.

Psikologia Bona Meakley theksoi se këto nuk janë akte të izoluara, por kulmi i një procesi të gjatë abuzimi.

Sipas saj, dhuna shpesh fillon në formë verbale dhe psikologjike, për të kaluar më pas në atë fizike.

"Abuzuesi e shikon familjen jo si individë autonomë, por si pronë të tij. Kur humbet kontrollin, ai përdor dhunën për ta rimarrë atë," shpjegoi psikologia, duke shtuar se shpesh këta individë kanë tipare narcisiste dhe autoritare.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se shëndeti mendor i të gjithë anëtarëve të familjes, përfshirë prindërit, është një faktor thelbësor që shpesh neglizhohet, duke u bërë terren pjellor për situata të tilla tragjike.

“Dua të them që këto janë raste, janë raste shumë tronditëse, edhe janë raste që fatkeqësisht ne i shikojmë shpesh në shoqërinë tonë, në familjet tona.

Nga ana psikologjike, në fakt, këto lloj rastesh nuk janë vetëm raste të papritura, por janë, janë një akumulim faktorësh që kanë ndodhur, pra është një sjellje e vazhdueshme që kjo dhunë ka ndodhur, ndodh në familje.

Pra nuk është se është ky rast, pra ka ndodhur papritur, por që është, është një proces që ka vazhduar, domethënë ka qenë në të kaluarën, që mund të ketë filluar me një, me një dhunë verbale, me një dhunë psikologjike, duke vazhduar në një dhunë fizike, që kalon në raste ekstreme të tilla.

Normalisht, shpeshherë ka raste që personi pra, personi autori i dhunës e shikon familjen jo si individ autonom ose njerëz të dashur, që dhuron dashuri, por i shikon si pronë.

Dhe në momentin kur humb atë kontrollin që ndoshta ë kanë një opinion ndryshe, gruaja, vajza, kanë një opinion ndryshe rreth opinionit që ka ai person, i humbet kontrolli, sepse këta njerëz janë edhe njerëz narcisistë, edhe njerëz autoritarë që normalisht, kur humbasin kontrollin në një moment të caktuar, normalisht në vend që ta zgjidhin problemin, duan që ta marrin kontrollin nëpërmjet dhunës”, psoikologia.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

EMISIONET