“Në pikën zero” pas 5 ditë kërkime, shembja në galeri vështirëson gjetjen e minatorit Muharrem Plaku

Minatori Muharrem Plaku prej 5 ditësh mbetet I bllokuar në galeritë e një minierë në Bulqizë dhe asgjë nuk dihet për fatin e tij!  Operacioni I kërkim shpëtimit, është kthyer gati në pikën zero, pasi gjatë natës një tjetër shembje masive është shënuar në thellësinë ku dyshohet i bllokuar 60-vjeçar.

Puna për gjetjen dhe nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku nga galeritë e kësaj miniere në Bulqizë ku u bllokua 5 ditë më parë është kthyer në pikën zero.

Burime nga grupi i kërkim-shpëtimit, bëjnë me dije se mbrëmjen e së shtunës pati një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të Minierës, ku dyshohet se është I bllokuar zjarrmëtari 60-vjeçar.

Grupi I Avari shpëtimit dhe minatorët të tjerë po punojnë pa ndërprerje për nxjerrjen e tij nga galeria, por operacioni është i vështirë.

Për shkak të rrezikut të shembjeve të tjera të masivëve shkëmbore, ata përdorin mjete primitive.

Familjarë e 60-vjeçarit ndërkohë vijojnë të presin lajm në pranë minierës, por pas çdo orë që kalon, shpresat se minatori do të nxirret i gjallë pakësohen.

Historia tragjike e minatorit të bllokuar në galerinë ku nxirrte bukën e gojës po shkruhet prej 5 ditësh në Bulqizë, duke mbajtur në ankth të madh e të vogël në qytetin e minatorëve e më gjerë.

Por reagimet e institucioneve kanë qenë të pakta dhe mund të konsiderohen të vonuara.

Vetëm në ditën e pesë kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla reagoi në rrjetet sociale ku ai shprehte shqetësim për rastin.

Ndërsa vetëm në ditën e katërt të minatorit të bllokuar nëntokë, zyrtarë të Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjetikës, bënë me dije se kanë nisur grup hetimor për shkaqet.

Aksidenti u shënuar në galeritë e kompanisë me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezërve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator.

EMISIONET