I bllokuar mes shkëmbinjve të Gramshit, rinis operacioni i shpëtimit të 43-vjeçarit, aktivizohet edhe RENEA

I bllokuar mes shkëmbinjve të Gramshit, rinis operacioni i
Foto ilustruese

Mëngjesin e kësaj të diele, ka nisur operacioni për shpëtimin e 43 vjeçarit Andrea Dervishi i cili ka mbetur i bllokuar gjatë gjithë natës në malet e Gramshit.

Që në orët e mbrëmshme u bë përpjekje për t’i dhënë ndihmë, por nuk u arrit që të nxirrej nga shpella, megjithatë ai u mbajt në survejim.

Policia dhe zjarrfikësit po përpiqen ta nxjerrin nga vendi ku 43-vjeçari ka mbetur i bllokuar.

Policia e Elbasanit konfirmon se në ndihmë të zjarrëfikëses po shkojnë edhe forcat RENEA për të ndihmuar në nxjerrjen e Dervishit.

EMISIONET