I akuzuar për vra*jen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun, ja ç'deklaroi para togave të zeza

I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg për Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani.

42 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga forcat Operacionale në Orikum.

Plaku para gjykatës: Nuk kam lidhje me ngjarjen, kam perdorur një golf para 10 ditësh prandaj erdhi policia tek unë.

Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie por që u refuzua.

EMISIONET