Hyri për t'u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2025, 09:58

Një shtetas rreth 37 vjeç ka humbur jetën në liqenin e Shkodrës.
Mësohet se ai ka hyrë për t'u larë dhe ka pësuar arrest kardiak. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.

