Humoristi i burgut? Strategjiku pa lekë në xhep, Gaz Paja në SPAK për dosjen Veliaj-Xoxa (DETAJET)
I njohur për rolin e problematikut me ligjin të Melami Beratit, aktori Gazmend Paja u mundua ta përdorte humorin e tij “të burgut” për të thënë para gazetarëve atë duhej ta thoshte me një fjali që sot Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar telefonin e tij celular.
Edhe pse pa dhënë shpjegime mbi arsyet e këtij vendimi nga ana e prokurorëve të SPAK-ut, mësohet se sekuestrimi i celularit lidhet pikërisht me një të burgusor dhe ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe hetimet e nisura ndaj tij dhe familjareve te tij.
Kjo pasi jane zbardhur detaje nga thirrja e aktorit Gazmend Paja në SPAK. Burime për CNA bëjnë me dije se Gaz Paja është paraqitur në SPAK për dosjen "Veliaj-Xoxa".
Burime pranë aktorit i thanë CNA-së se ai ka qenë njoftuar më parë, pra ka qenë në dijeni pse është thirrur, pasi ka bërë transaksione me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën në lidhje me çështje pronash dhe pasuri të paluajtshme dhe ka pasur komunikime me kryebashkiakun Erion Veliaj.
Gaz Paja ka jetuar në apartamentin sipër banesës së Erion Veliajt dhe ka pasur komunikime me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës.
Por gjithsesi urojmë që dhe ai të mos ketë fatin e komshiut dhe të bashkëndajnë dhomën e qelisë në burgun e Durrësit, pasi do të ishte një humbje e madhe për spektatorin art-dashës shqiptar dhe veçanërisht të atyre që janë të izoluar në institucionet peniticiare në vend. / CNA
View this post on Instagram

