Humbën në Lekbibaj duke eksploruar natyrën, turistët belgë: Ishim të frikësuar
Dy turistët nga Belgjika të cilët humbën rrugën në Tropojë teksa eksploronin zonën e Lekbibajt, kanë treguar se si ndodhi ngjarja.
Ishte policia e Tropojës e cila u lajmërua nga të rinjtë dhe menjëherë efektivat shkuan në ndihmë duke nisur kërkimet për gjetjen e turistëve.
Pas disa orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Stërkaj”.
Në një prononcim për mediet turisti 25 vjeçar u shpreh se humbi rrugën teksa bënte ngjitje në male.
“Ne ndodhemi në Shqipëri me pushime dhe kishim vendosur të eksploronim zonën e Lekbibajt duke bërë ngjitje në mal. Gjatë eksplorimit ne humbëm rrugën dhe në përpjekje për të gjetur zgjidhje unë dëmtova njërën këmbë për shkak të terrenit të vështirë. Ishim të frikësuar. Por, falë të dashurës time arritëm të telefononim policinë dhe falë tyre ne u transportuam me autoambulancë për në spital për të marrë ndihmë mjekësore”.
Zyrtarët e policisë shpjeguan operacionin e kërkimit të turistëve për 6 orë në zonën malore pas njoftimit në sallën operative dhe dërgimin e tyre në spital pasi partnerja e 25-vjeçari kishte probleme me këmbën.
Edhe pas kësaj ngjarje për turistët Shqipëria do të jetë një rekomandim si një vend me bukuri të veçanta natyrore.
Nuk është rasti i parë që në vendin tonë turistët kanë humbur rrugën teksa eksploronin natyrën në zonat e thella malore në veri dhe në jug të vendit.

