Humb jetën i moshuari në Durrës, dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo u fut në ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 13:42

Një 73-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në lagjen nr. 13. Policia bën me dije se shtetasi M.D, 73 vjeç, banues në Durrës dyshohet se sapo ka rënë kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.

