Hoxhë Teqja: Shpresa që na jep besimi që kemi për Zotin është e papërshkrueshme

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, Hoxhë Gazment Teqja u shpreh se njeriu duhet që të kuptojë se shpresa është e madhe që Zoti ta falë.

Ai tha se në momentin që njeriu goditet nga një fatkeqësi dhe në momentin që njeriu është besimtar i mirë, është më kollaj ta kalojë këtë gjë,

Teqja: Të gjithë jemi mëkatarë, dikush më pak e dikush më shumë, prandaj shpresa duhet të jetë e madhe. Shejtani i mallkuar e shfrytëzon njeriun në çastet e vështira. Prandaj duhet që një njeri të kuptojë se shpresa është e madhe që Zoti ta falë.

Shpresa që na jep besimi që kemi për zotin është e papërshkrueshme. Në momentin që njeriu goditet nga një fatkeqësi dhe në momentin që njeriu është besimtar i mirë, është më kollaj ta kalojë këtë gjë, sesa ai që nuk ka një lidhje me qiellin lart.

EMISIONET