Hoxhë Jashari: Sa më i madh shpërblimi i Allahut për diçka, aq më i madh roli dhe synimi i saj

Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Sabaudin Jashari u shpreh se islami është i përjetshëm dhe çdo ditë nxjerr gjëra të reja.

Jashari tha se duhet të kemi parasysh se sa më i madh është shpërblimi i Allahut për një çështje, atëherë aq më i madh është roli dhe synimi i saj.

Jashari: Këto 10 ditë të mundohemi si myslimanë dhe si hoxhallarë t’i përjetojmë dhe t’i studiojmë. Islami është i përjetshëm dhe çdo ditë nxjerr gjëra të reja. Ramazani bëhet çdo vit, por ama është i ri dhe përjetohet ndryshe çdo herë. Edhe Nata e Kadrit sjell dimensione të reja dhe reflektime.

Kjo varet nga niveli i shqetësimit që kemi ne për t’i zbuluar si myslimanë. Për të folur për shpërblimin në këtë natë është që Zoti e ka krijuar këtë natë si dhuratë të natyrës. Allahu na nxit. Këtu duhet të kemi parasysh se sa më i madh është shpërblimi i Allahut për një çështje, atëherë aq më i madh është roli dhe synimi i saj.

EMISIONET