Hoxha: SHBA-ja e shqetësuar, do një opozitë të fortë në Shqipëri, por pa Sali Berishën

Gazetari Poli Hoxha i ftuar në RTV Ora u shpreh se Yuri Kim ka thënë se do të jetë një aleate strategjike e Partisë Demokratike.

Sipas tij, SHBa-të dhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar për gjendjen e opozitës, sepse duan një opozitë të fortë në vendin tonë.

Hoxha: Yuri Kim ka thënë se do të jetë një aleate strategjike e PD-së. Dhe kjo nuk është një mbështetje për Lulzim Bashën. Unë e kam kuptuar shqetësim e saj për të forcuar opozitën në vend. Ata e dinë se kemi të bëjmë me një qeverisje që po bien nën peshën e vet. SHBA-të dhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar për gjendjen e opozitës. Ata duan një opozitë të fortë, por pa Berishën. Sikurse është një çështje dinjiteti për Berishën, është edhe një çështje prestigji për Blinken. Se kush do të fitojë nga këto, është një çështje tjetër.

Ajo thotë Berisha për lajmin e SHBA-së është e vërtetë, por për tu gjetur një rrugë e mesme ka pasur tentative. Vetë ambasada e konfirmon një gjë të tillë, sepse Yuri Kim nuk ka thënë se kjo është gënjeshtër. Këto janë gjëra normale që ndodhin underground me diplomatët.

Hoxha shtoi se për zgjedhjen e presidentit ka një procedurë ku në dy raundet e para kërkohet konsensual, ndërsa raundi i fundit është vetëm me votat e mazhorancës.

Hoxha: Për zgjedhjen e presidentit ka një procedurë. Në dy raundet e para kërkohet konsensual, ndërsa raundi i fundit është vetëm me votat e mazhorancës. Ne kemi rënë në kurthin e emrit. Vendet perëndimore duan ta shfrytëzojnë zgjedhjen e presidentit si një hap të ndryshimit të kësaj klase politike që të zbutet konfliktualiteti dhe të vërtetohet se kjo klasë mund të merret vesh.

EMISIONET