Hoxha: Policia po punon me kapacitete të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes në Shkodër

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, reagoi sot lidhur me atentatin e ndodhur në Dobraç të Shkodrës, ku humbën jetën tre persona dhe një tjetër u plagos.

Në një prononcim për mediet, Hoxha theksoi se policia po punon me kapacitete të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe se në Shkodër janë dërguar ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale.

Hoxha gjithashtu nënvizoi se kapacitetet e Policisë së Shtetit janë duke u rritur për të përballuar situata të tilla, duke siguruar kështu një përgjigje më efikase ndaj ngjarjeve makabre.

“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.

EMISIONET