Hoxha: Drejtësia vepron me shumë standarde ndaj njerëzit shkojnë në vetëgjyqësi
Avokati, Arbër Hoxha, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai ku foli për ngjarjen e ndodhur më 12 mars në zonën e "Don Boskos".
Hoxha tha se drejtësia nuk është arritur të bëhet ndaj njerëzit shkojnë në vetëgjyqësi.
Hoxha: Sigurisht që gjykatat nuk është fare habi dhe as çudi që ne territorin e Republikës së Shqipërisë veprojnë jo me 2 standarde, por me 20 standarde. Në rastin konkret kur kemi të bëjmë me elementët me rrezikshmëri të shtuar shoqërore, po ashtu edhe me rrezikshmëri të shtuar të veprës që ata kryejnë ndonjëherë fatëkeqësisht e zëvendësojnë masën e sigurisë, pra fillimisht kur është buja mediatike i lënë me arrest në burg dhe më pas ndryshojnë masën e sigurimit.

