Homazhe për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, motra e 42-vjeçarit: Një kërkesë për pogradecarët, flisni mos kini frikë
Në Pogradec u mbajtën homazhe për vdekjen e Egli Progës.
Të pranishëm ishin familjarët të viktimës si dhe shumë qytetarë që ndezën qirinj.
Në homazhe foli për motra e Egli Progës, e cila i bëri thirrje pogradecarëve që të flasin dhe të dëshmojnë dhe të mos kenë frikë.
“Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur ju falenderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini.
Unë jam motra e tij, por që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ja morën barbarët e këtij qyteti unë do të jem mbrojtësja e tij.
Do ta mbroj tani pas vdekjes, pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur përsëgjalli.
Shumë kujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e pashpresë, apo thjesht një hallexheshkë me të zeza, por ju betohem ju që jeni këtu dhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell më çdo kusht.
Se jam kam borxh vëllait tim, vetes dhe familjes time.
Nuk dua që të përfitojë askush nga vëllai im, nuk dua të politizohet vdekja e tij, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se mua dhe familje ime për të, megjithatë do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend.
Kriminelët që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg, të gjithë, pa asnjë përjashtim.
Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan të mbyllnin vrasjen me heshtje apo me letra.
Kam vetëm një kërkesë që më dëgjojnë sot, për pogradecaret, flisni mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund t’ju vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq.
Tregoni kush i mbron dhe kush janë kriminelët pas tyre.
Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin ta godisnin me shkelma dhe grushta vëllain tim siç bënë barbarët që do përpiqen tju blejnë.
Kërkojmë vetëm drejtësi. Duke filluar që sot i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë dhe vijnë dhe të mbrojnë Elgin Bashkë me mua”, u shpreh motra e te ndjerit.