Hije skandali në optikën e SPAK/ Drejtorët e koncesionit të sterilizimit hapën nipte fizike me një objekt. Në lojë dhe Klodjan Rjepaj

Hije skandali në optikën e SPAK/ Drejtorët e koncesionit të

Hije skandali ngrihen mbi aktivitetin tregtar gjatë këtyre 8 viteve të kompanisë koncesionare të sterilizimit “Sani Servizi”, që është në pronësi të Ilir Rrapajt, me 40 për qind të aksioneve, aktualisht i arrestuar nga SPAK së bashku me ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Nga verifikimet e kryera, “Ora News”, ka zbuluar se drejtorët kryesorë që punojnë pranë kompanisë konçesionare “Sani Service”, disa vite pas punësimit në këtë kompani, rezultojnë të kenë hapur biznese private, duke ngritur dyshime se janë futur në një marrëdhënie tregtie, pikërisht me kompaninë ku ata punojnë.

Prerja e faturave fiktive njësoj siç ka ndodhur dhe me rastin e inceneratorëve, janë dyshimet kryesore që ngrihen dhe lënë vend për të hetuar nga ana e SPAK.

Njësoj si punëtorët e biznesit të Lefter Kokës në kantinën e pijeve në Durrës, kishin hapur biznes, duke prerë fatura fiktive tek kompania e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.

Prokuroria e Posaçme tashmë ka provuar në hetimin e saj se drejtori kryesor i kësaj kompanie konçesionare, Artan Lleshi në vitin 2020 hapi firmën “Gama Service”, duke vijuar të bëjë biznes me firmën ku ishte i punësuar.

Por ky lloj biznesi i dyshimtë dhe që kërkon patjetër vëmendjen e prokurorëve të posaçëm, duket se ka lulëzuar dhe mes drejtorëve të komosanisë konçesionare “Sani Service”.

Sindromës për hapjen e një kompanie tregtare, nuk i ka shpëtuar dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, i cili në datën 18 qershor 2018 ka themeluar niptin fizik me emrin tregtar “Health Protection International.

Objekti i këtij nipti është:

”…konsulencë, shërbime në lidhje me mbrojtjen e shëndetit, shërbime mjekësore. Import-eksport të aksesorëve në lidhje me fushën e shëndetit. Akreditim, çertifikim i institucioneve shëndetësore dhe jo shëndetësore, publike dhe private. Programe trajnimesh në fushën e shëndetit, mjedisit dhe në fushën sociale…”.

Tashmë SPAK duhet të verifikojë nëse kjo kompani e themeluar nga Klodian Rjepaj, 3 vite pas miratimit të konçesionit të sterilizimit ka pasur marrëdhënie tregtare me “Sani Servizi”, apo me kompani rreth saj.

Po kështu nga verifikimet e “Ora News” del qartë se Drejtori i Komunikacionit në këtë koncesion, Altin Biba, i cili paguhet me një rrogë mujore prej 1 milion e 775 mijë lekë të vjetra, ka kapur një Nipt si person fizik.

Nipti rezulton të jetë hapur në 23 Maj 2017 dhe se objekti i emrit tregtar “NetAlbania” është:

”…ndërmjetësimi tregtar, shërbime marketingu në fushën e shëndetësisë private dhe shtetërore, si dhe aktivitete te tjëra ndihmëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi të konsideruara përfitim dhe të dobishme për arritjen e objektivave kryesore. Shërbim ndërmjetësimi për instalim dhe mirëmbatje licensas, shërbime dhe konsulencë në fushën e teknologjisë se informacionit…”.

Çuditërisht me të njëjtin objekt veprimi është hapur dhe një nipt tjetër fizik me emrin Kleanti Lumi, i cili rezulton të jetë punonjës në kompaninë koncesionare, duke mbajtur detyrën e nënpunësit të Transportit të Mallrave, duke u paguar me një rrogë mujore prej 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.

Lumi ka hapur niptin në 18 qershor 2018, por lista e hapjes së nipteve të dyshimtë deri në këtë fazë, vijon me Borana Beqirin, teknike-operatore në “Sani Service”.

Beqiri paguhen me një rrogë prej 1 milionë e 260 mijë lekë të vjetra si operatore.

Por në datën 21 janar 2022 ajo ka hapur kompaninë niptin me objekt të njëjtë si të tjerët:

“…ndërmjetësim tregëtar, shërbime marketingu në fushën e shëndetësisë private dhe/ose shtetërore si dhe aktivitete të tjera ndihmëse në përputhje me legjislacionin në fuqi të konsideruara përfitim dhe të dobishme për arritjen e objektivave kryesore…”.

Lista vijon me Kristi Timkon, teknik i proceseve të teknologjisë së informacionit në “Sani Service”, i cili merr një rrogë prej 1 milionë e 775 mijë lekë të vjetra.

Por pavarësisht kësaj, Timko në datën 9 Maj 2017 ka hapur Niptin si person fizik me objektin e njëjtë:

“…ndërmjetësim tregëtar, shërbime marketingu në fushën e shëndetësisë private dhe/ose shtetërore si dhe aktivitete të tjera ndihmëse në përputhje me legjislacionin në fuqi të konsideruara përfitim dhe të dobishme për arritjen e objektivave kryesore…”.

Gjithashtu, nipt fizik ka hapur dhe Fjorda Hoxhallari. Të gjitha këto veprime të dyshimta të punonjësve të “Sani Service”, por edhe vetë ish-zv/ministrit Klodian Rjepaj, duhet të hetohen nga SPAK, për të mësuar të vërtetën e hapjesë së këtyre nipteve me të njëjtin objekt nga punonjësit kryesorë të koncesionarit dhe zyrtarit të lartë, Rjepaj.

spak elton qyno sterilizimi koncesioni klodjan rjepaj

EMISIONET