Hetimit i bandës me 2.3 t kokainë ku u arrestua Gjoci, media peruane publikon fotot e dy shqiptarëve në kërkim (Emrat)

Detaje të reja janë publikuar për bandat kriminale të kokainës që operojnë në Peru, pjesë e të cilit është dhe shqiptari i arrestuar, Kadri Gjoci.
Sot media peruane ka publikuar disa regjistrime e video gjatë hetimit ku Gjoci dhe shtetasi italian i arrestuar me të, Pasquale Bifulco takoheshin me anëtarë e krerë të bandave kriminale peruane me të cilat bashkëpunonin, ku pjesë e tyre janë dhe dy shqiptarë të shpallur në kërkim.
Në artikullin e publikuar sot nga media peruane, banda Tyson, siç cilësohet dhe nga hetuesit, furnizonte me kokainë mafiozët ndërkombëtarë për ta eksportuar më pas në Europë.
Në video janë publikuar dhe foto gjatë takimit të tyre me dy të shpallur të tjerë në kërkim: Robert Suloti dhe Mamo Espitare.
Kadri Gjoci u arrestua më 5 shtator, si pjesë e një grupi kriminal që synonte të tranportonte 2.3 ton kokainë të pastër nga Peruja drejt Europës në Gjermani e Itali.
Në këtë operacion morën pjesë DEA me Policinë Federale të të Hetimit Kriminal në Gjermani dhe Guardia de Financa italiane.
