"Herën tjetër do marr një brisk!" Salianji: A është zv/kryeministri dhe Ministrja e Financave në përgjimet për Rezart Taçin?
Vërejtja e marrë nga kryetarja e Kuvendit nuk e pengoi deputetin Salianji të insistojë sërish në pyetjen e Erjon Braçes nëse është ai zëvendëskryeministri në përgjimet e prokurorisë italiane për biznesmenin Rezart Taçin.
Salianji foli dhe për një Ministre të Financave.
Salianji: Kur përdorni gjykatat dhe çdo institucion tjetër dhe policë të kapur nga prokuroria po e juaj në përgjime zyrtare duke dhënë para me banditë dhe kriminelë për të manipuluar çështje nuk e keni gjë të thoni japim vërejtje ndërkohë që deputeti juaj turret për të ardhur në foltore ndërkohë që unë jam duke folur. Pyetja ishte e thjeshtë dhe nuk e di pse të djeg kaq shumë, a është zëvendëskryeministri dhe ministrja e Financave në përgjimet e prokurorisë italiane apo jo? Nëse është një zëvendëskryeministër tjetër apo personi parafolës që bën si e shenjta Mari padiskutim që kjo duhet parë. Nëse është parafolësi ai që përflitet për para cash dhe për përfshirje me gjithë llumin e krimit nga laguna e Karavastasë, në Divjakë dhe Lushnje dhe me gjithë llumin tjetër këtë ua provoj dhe te Foltorja tjetër si ta doni. Vetëm këmbën lëviz me kështu si ti.
Ofendimet personale nuk i kurseu sërish.
Salianji: Çështjet personale, të fali ky, stë fali ai, sikur keni ju gjë në dorë, herën tjetër do të marrë një gjë që është i gjatë sa ty, një brisk.
Në debat përfshiu dhe deputeten Klotilda Bushka, e cila sipas tij e ka humbur gjyqin me të për shpifje.
Salianji: Meqë po flisnit për gjyqe dhe gjykata, ja ku është zonja tjetër (Bushka). Kam bërë akuzë se ke 10 fishuar pasurinë. Ka shkuar në gjyq si zotëria, e ke humbur gjyqin. Jeni të gjithë përfshirë dhe prandaj reagoni dhe doni të largoni vëmendjen se ku shkojnë paratë e buxhetit të shtetit.


