Hasani zbulon shkakun e vërtetë të bllokimit të rrugëve dimërore, nuk janë borëpastruesit

E ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Arjana Hasani, përgjegjëse e sektorit të mirëmbajtjes së rrugëve në ARRSH, theksoi se përdorimi i gomave verore gjatë sezonit dimëror në zonat malore shkakton bllokime rrugësh dhe pengon punën e borëpastrueseve, duke rrezikuar qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve.

"Do ndërhyja unë për faktin e përdorimit të gomave verore, se sa pengesë sjell tek ne, tek kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve.

Në rastet kur lëvizin me goma verore dhe pa zinxhirët në vendet malore që është e domosdoshme përdorimi i tyre, dhe siç e ka ligji që duhet të jenë nga 15 nëntori deri më 31 mars të kompletuar me këto pajisjet e ngricave dhe të sezonit dimëror, ne na sjellin shumë problematika për faktin sepse pengojnë punën e borëpastrueseve.

Na na ngushtojnë rrugën komplet. Pengojnë punën e borëpastrueseve, bllokojnë rrugën dhe për aq kohë sa ato bllokojnë rrugën, ne aty na krijohet një akull, saqë në kohën kur vjen borëpastruesja për me shkrirë akullin, do të ketë një farë periudhe të bllokimit që i thona ne, bllokimit të rrugëve dhe jepet ai alarmi që rruga u blloku.

Rruga nuk bllokohet që mungon borëpastruesja ose që mungon hedhja e kripës nëpër ato raste.

Ne i marrim gjithmonë informacionet përpara nga stacionet meteorologjike për motin dhe paralajmërojmë kompanitë e mirëmbajtjes, marrin masa për të qenë të përgatitur për situatën dhe gjithmonë para paraprijmë situatës, domethënë dhe jemi të gatshëm në çdo moment që borëpastruesja me fillimin e reshjeve të kalojë të hedhi dhe kripën.

Prandaj them që ky ndërgjegjësim për gomat verore vlen shumë sepse na pengon ne te puna dhe gjithmonë ato vërejtjet për bllokimet e rrugëve i merr gjithmonë Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një kohë që nuk është problemi i autoritetit.

Kemi dhe një problem tjetër për shembull prapë tek këto gomat verore, shkojnë, nisen për te pista e skive në Dardhë, bllokojnë rrugën me goma verore, bllokojnë komplet dhe atje bllokohet rruga.

Nuk bllokohet as nga mungesa e borëpastrueses dhe as nga mungesa e hedhjes së materialeve të kripës.

Atje bllokohet vetëm nga mjetet që lëvizin nga qejfi për me shku në një vend turistik malor, me skije, me këto, bllokojnë rrugën, bllokojnë, po pikërisht, këto janë ato problematikat sepse kompanitë tona të mirëmbajtjes janë shumë të familjarizuar me reshjet e borës.

E i kanë, i kanë përgatitjet. Fillojnë përgatitjet qysh në fillim të muajit tetor.

Dhe pavarësisht sepse sezoni dimëror fillon nga 15 nëntori deri më 31 mars, ajo emergjenca zyrtare që ne themi, ne na ka qëlluar që bie borë edhe në prill, na ka qëlluar dhe në maj i vjetmë ra borë. Ose ka qëlluar dhe në tetor dhe prapë kompanitë i kemi të kompletuara, sepse janë kompani që janë specializuar për mirëmbajtjen e periudhës dimërore", u shpreh Hasani.

Për të ndjekur emisionin e plotë klikoni më poshtë:

 

EMISIONET