Harxhi: PD në një gjendje të rëndë, Basha bën në parti të njëtat gjëra që kritikon Ramën

Në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi u shpreh se Partia Demokratike është në një gjendje mjaft të rëndë, pasi ka një vendimmarrje të centralizuar.

Ajo shtoi se asaj si kandidate nuk i kanë dhënë lista brenda PD-së dhe se nuk ka anëtarë në komision për zgjedhjet e 13 qershorit.

Harxhi: Partia Demokratike është në një gjendje mjaft të rëndë, pasi ka një vendimmarrje të centralizuar. Ne i themi Ramës se çfarë duhet të bëjë, por Basha nuk i bën ato brenda partisë. Ne kemi kërkuar që të merrnim veten nga kjo disfatë, që zgjedhjet të bëheshin përtej korrikut, por u vendosën brenda qershorit.

Unë si kandidate nuk kam lista dhe nuk mi jep njeri brenda PD-së. Unë nuk kam anëtarë komisioni. Kjo është situata brenda PD-së dhe partive të tjera. Ka ardhur fundi dhe duhet të përfundojë ky tranzicion të cilit i duhet një ringritje. Unë mendoj se PD do të ringrihet nëse ka një lider të duhur.

EMISIONET