Harta gjyqësore/ Qoku: Janë 120 gjyqtarë që plotësojnë kushtet për Gjykatën e Apelit, kundërshton Beci: Duhet dyfishi

Harta e re gjyqësore u diskutua në studion e emisionit  "Drejt" në Rtv Ora mes të ftuarve në studio, avokatit Maks Haxhia, kreut të grupit të punës që ka hartuar hartën Maksim Qoku, dhe avokatit Eugen Beci.

Qoku tha se nga 223 gjyqtarë që janë në sistem 120 sipas tij i plotësojnë kushtet  për Gjykatën e Apelit.

Qoku: 223 gjyqtarë që janë në sistem, 120 i plotësojnë kushtet për Gjykatën e Apelit. Gjyqtarë ka.

Ndërkohë në këtë moment ka ndërhyrë edhe Beci duke i thënë se sistemit i duhen dyfshishi i gjyqatrëve dhe prokurorëve që të ketë më shumë transparentë.

Beci: Sistemi do dyfish gjyqtarë dhe prokurorë nëse duam të shkojmë te standartet. Duhet të ketë sa më shumë që të ketë transparentë.

Sakaq Haxhia tha se përderisa situata është e jashtëzakonshme, gjyqatrët s’duhet të bëjnë 40 ditë pushime por 10 ditë.

Haxhia: Përderisa kemi stok dhe jemi në situatë të jashtëzakonshme përse gjyqtarët duhet të shkojnë një muaj, 40 ditë me pushime, pse bëjnë pushime të shtunën e të dielën, të punojnë e të shtunën.

EMISIONET