Harta e re gjyqësore, KLGj: Kryeprokurori dha miratimin për reduktimin e Gjykatave

Harta e re gjyqësore, KLGj: Kryeprokurori dha miratimin për reduktimin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dërguar hartën e re gjyqësore në ministrinë e Drejtësisë ndërsa prokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka dhënë aprovimin për këtë dokument në një takim me kryetaren e KLGJ Nureda Llagami.

Zyra e shtypit bën të ditur se projekti ndikon edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë, dhe në njohje të plotë të situatës dhe humbjes së burimeve njerëzore si në Gjykatat dhe në Prokuroritë e të gjithë vendit, prokurori i përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti.

Deklarata nënvizon faktin se kryeprokurori dhe drejtuesja e KLGj-së kanë vlerësuar se harta e re gjyqësore është në funksion të rritjes së eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial.

Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë ende publik dokumentin e hartës së re gjyqësore, por burimet thonë se nga shtatë Gjykata Apeli që janë aktualisht, plani është për t'i shkrirë ato në një institucion të vetëm.

Si pasojë e shkarkimeve nga vetingu dhe mbarimit të mandateve, Gjykatat e Apelit në vend nga 78 gjyqtarë që duhet të kishin në total aktualisht kanë vetëm 27 anëtarë duke u bërë kështu shkak për vonesa e zvarritje në shqyrtimin e çështjeve civile e penale./OraNews/ 

EMISIONET