Hapja e fushatës, emigranti: Erdha nga Kanadaja. O sot, o kurrë! Qytetari: Nga sot nis rruga për të shpëtuar Shqipërinë

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në stadiumin "Air Albania" për hapjen e fushatës së opozitës, të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Një nga qytetarët pjesëmarrës tha:

Hapja e fushatës, emigranti: Erdha nga Kanadaja. O sot, o kurrë!

"Jetoj në Kanada, ka 3 ditë që jam kthyer. Shqiptarët kudo që janë duhet t'i thërrasin ndërgjegjes, o sot, o kurrë!

Kjo nuk është vetëm garë administrative, por për të ardhmen e vendit", theksoi emigranti.

Ndersa nje tjeter qyterar u shpreh se e sotmja eshte nje dite e vecante per nje kauze per te shpetuar Shqiperine dhe ne kete vend te kthehet shpresa e rinise per te ngritur jeten e tyre ketu dhe per ta shpetuar Shqiperine nga e keqja.

EMISIONET