Më në fund ndërtohet spitali, pas tre vitesh propagandë, në Laç do të priten pacientët e parë
Me rindërtimin e spitalit të Laçit maxhoranca ka bërë propagandë për tre vite radhë. Madje janë më shumë se 6 inspektime për të folur mbi të. Këtë të hënë ndërtesa është deklaruar e përfunduar dhe për të pritur edhe pacientët.
Pas të paktën gjashtë vizitave për të nisur punimet, inspektimin e punimeve dhe shumë lajmeve të tjera për spitalin e ri të Laçit, më në fund i rindërtua pas tërmetit të vitit 2019 u hap për të pritur pacientët.
E serish aty ishin zyrtarët më të lartë të shtetit
Edhe pse nuk u fol se me të u bë disa herë propagandë, ministrja Ogerta Manastirliu kërkoi ndjesë që nuk punimet nuk mbaruan më pare.
Ogerta Manastirliu: Ju falenderoj edhe një herë të gjithëve, mjekët infermierët. T’I kërkoj dhe një të falur qytetarëve të Laçit që nuk e mbaruam aq shpejt sa donim spitalin.
Edhe kryeministri Edi Rama foli për reformë në shëndetësi por duke pranuar edhe largimin e të rinjve.
Edi Rama: Shpeshherë dëgjojmë nuk kemi mjekë nuk kemi infermier por në kanë ikur të gjithë, pavarësisht të pamohueshmes që ka mjek të rinj dhe infermier që largohen është e drejta e tyre të largohen e të provojnë një eksperiencë diku tjetër.
Pavarësisht denoncimeve nga familjarët për mungesë të mjekëve në spitale e qendra shëndetësore Rama mendon ndryshe.
Edi Rama: Ne kemi një sistem sot që na mundëson që përmes shpërndarjes së të rinjve dhe të rejave që dalin nga specializimet të mos kemi boshllëqe.
Prej disa vitesh numri i mjekëve dhe infermierëve të larguar jashtë Shqipërisë është tejet i lartë.

